Caka : Të rinjtë gjithnjë kanë zgjedhur LSI-në!

177
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Tiranë.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Caka shprehet se të rinjtë kanë zgjedhur gjithmonë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Vota e parë, për çdo njeri është shumë e rëndësishme, pasi të jep të drejtën absolute të zgjedhjes së një ekipi që do të marrë vendime në të ardhmen. Të rinjtë janë inteligjentë; ata e dinë që ekipi i LSI-së do të jetë plot me të rinj, të cilët e mirëkuptojnë më së miri njëri – tjetrin. Të rinjtë gjithnjë kanë zgjedhur LSI-në!”, – deklaron Silva Caka.