Bylykbashi-Ramës: Për arrestimin tënd, ke gënjyer median italiane apo në formularin e dekriminalizimit?

73

Edi Rama fsheh ndalimin nga policia në deklaratën e dekriminalizimit. Si u larguan Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica për të njëjtën shkelje.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi

Në mes të hallit që ka zënë të gjithë, kur njerëzit janë mbyllur në shtëpi dhe shpesh nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e fëmijëve, apo biznesi u është mbyllur, Rama deklaroi në median italiane se vite më parë është arrestuar në Bolonja sepse kishte kundërshtuar një punonjës policie.

Ka një problem të madh me këtë deklarim: është arrestuar nga policia. Kryeministri nuk e ka deklaruar këtë arrestim në formularin e Dekriminalizimit! Në rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet të gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeminister! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumicë të cilësuar nuk pezullohet me akt normativ as në kohë lufte apo pandemie.

Sa për t’ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputetë janë larguar nga parlamenti për kaq gjë. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestim.

Edi Rama duhet të sqarojë urgjentisht nëse ka gënjyer për propagandë se është arrestuar në Bolonja pasi kundërshtoi një punonjës policie, në të kundërt institucionet duhet të nisin menjëherë procedurën e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit për mosdeklarim në formularin e Dekriminalizimit të arrestimit nga policia.

Bashkëngjitur formulari i dekriminalizimit të Edi Ramës: