Shoqatat e Autizmit apel shtetit ti përfshijë në paketën financiare

358
Sigal

Në këto ditë ku vendi ynë është izoluar për shkak të masave parandaluese të Covid 19 dhe autikët po i respektojnë por me vështirësi. Sipas ekspertëve jetesa e tyre ka ndryshuar rrënjësisht. Shoqatat që po merren me këtë kategori theksojnë se po ushtrojnë mësim online, por kërkojnë dhe ndihmën e shtetit për ti përfshirë në paketën financiare.

Fëmijët me sindromën e autizmit janë ata që vuajnë më shumë nga masat e vendosura për parandalimin e koronavirusit.

Dikur me programe të avancuara, tashmë do të duhet të përshtaten përmes mësimit online.

Ndryshime të tilla sjellin dhe pasoja në sjelljet e tyre.

“Nga telefonatat dhe marrëdhëniet që kemi është shumë e vështirë. Ata nuk e kuptojnë pse ata janë të mbyllur brenda. Edhe tu thuash se jemi në karantinë nuk e kuptojnë”.

Afërdita Seiti thekson se ka një përpjekje të madhe për ti ndihmuar por fëmijët e kanë të vështirë përshtatjen.

“Familja ka një sfidë shumë të madhe që ka një person të tillë. Nuk është se ka vetëm stresin që mbajmë të gjithë ne por edhe sfidën e marrëdhënies me fëmijën e tyre.”

Situata është e njëjtë edhe në rrethe.

“Është vështirësi më vete, jemi në pritje të realizimit të detyrave aq sa ato bëjnë jo vetëm në orarin të përcaktuar nga Ministria por vazhdojmë edhe në orët e pasdites.”

Seiti kërkon mbështetjen e qeverisë për ti përfshirë në paketën e ndihmës ekonomike, apo në pagën e ashtuquajtur të luftës, pasi shumë prindër kanë mbetur të papunë dhe në pamundësi financiare.