Bylykbashi: PS nuk mund të ketë rrugë dalje për të larguar kriminelët nga Kuvendi

437
Kryetari i Komisionit të Dekriminalizimit, Oerd Bylykbashi, ka thënë se opozita nuk tërhiqet nga kërkesat e saj për të nxjerrë jashtë Parlamentit kriminelët të veshur me pushtet. Deputeti demokrat këmbënguli se procesi duhet të arrihet me konsensus, përfshirë dhe kërkesën e PD-së për testin e drogës dhe shenjat e gishtërinjve. “Na duhet që këta persona të mos hyjnë në Parlament. Çdo përpjekje për ta bllokuar këtë proces, nuk do gjejë mbështetje nga ana jonë. Duam persona të pastër para opinionit publik, që nuk e shkelin ligjin, sepse vendi ka nevojë për deputetë të denjë”.
Sipas Bylykbashit, “në çdo lloj formati që do të bëhet ky ligj, në fund fare duhet të jetë një ligj që duhet t’i nxjerrë kriminelët nga parlamenti sot dhe të mos i lejojë të hyjnë nesër. Një pjesë e zyrtarëve kanë ndryshuar emrat. Megjithatë ne do vazhdojmë kauzën tonë”. Në fund, Bylykbashi shtoi: “Para presionit të opozitës dhe të ndërkombëtarëve, Partia Socialiste nuk mund të ketë rrugë dalje për të larguar kriminelët nga Kuvendi. Testi i drogës është një kërkesë e rëndësishme. Shenjat e gishtërinjve janë elementë themelorë në ligj”.
Sigal