Belgjika hedh Facebook në gjyq: Spiunon si NSA-ja

447
“Facebook po spiunon përdoruesit në Europë, ashtu siç bëri NSA-ja (Agjencia Kombtare e Sigurisë në SHBA).
Këto janë fjalët e Frederic Debussere, avokati që përfaqëson Komisionin belg të Privatësisë (BPC).
Ai hidhet kundër rrjetit social të themeluar nga Mark Zuckerberg.
Dhe siç raporton The Guardian, ai ka hedhur Facebook-un në gjyq nën akuzën e monitorimit të jo vetëm atyre përdoruesve që janë regjistruar, por edhe të gjithë atyre që pavarësisht se nuk kanë një profil, kanë qenë në kontakt me platformën amerikane.
“Kur u mor vesh që NSA-ja spiunonte të gjithë njerëzit e botës, të gjithë u mërzitën. Facebook tani po bën të njëjtën gjë por në të njëjtën mënyrë
Përgjigja e Facebook – Nga ana tjetër, Facebook mohon çdo akuzë. Madje një zëdhënës i saj thotë: “Do të tregojmë në gjykatë që teknologjia jonë mbron përdoruesit e saj nga çdo sulm”
Sigal