Bylykbashi: Kush kundërshton Ramën përballet me “vettingun”

637
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi thotë: “është fakt se kryeministri Rama ka ‘mbyllur’ Gjykatën e krimeve të Rënda”. “Pas mbylljes së Gjykatës Kushtetuese, rrënimit të Gjykatës së Lartë, de facto u mbyll edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Falë Edi Ramës reformator. Kush guxon e kundërshton apo i hap probleme Kryeministrit, shpejt do të përballet me vettingun”. Kjo bëhet me qëllim për të mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kur plasën përgjimet e Habilajve që implikonin Tahirin, e pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij, në fillim Edi Rama sulmoi prokurorët e Krimeve të Rënda si “veriorë”. Më pas, Edi Rama‎ urdhëroi deputetët e tij të kthenin ‎Parlamentin në gjykatë e të refuzonin kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestim të Tahirajt. Më pas Edi Rama urdhëroi ekstradimin e Seitajt, ‎dëshmitarit kyç kundër Tahirit, që ta linte Prokurorinë e Krimeve të Rënda me duar bosh. Pas mbylljes së Gjykatës Kushtetuese, rrënimit të Gjykatës së Lartë, de facto u mbyll edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Falë Edi Ramës reformator. Kush guxon e kundërshton apo i hap probleme Kryeministrit, shpejt do të përballet me vettingun.
Sigal