Bylykbashi: Dakordësi për 3 pika, siguria e votës sfida në vijim

272
Sigal

Përfaqësuesit e Opozitës në Këshillin Politik, thanë se pati një dakordësimin për periudhën zgjedhore, 15 prill-15 maj, dhe 15 tetor-15 nëntor, çka sipas Bylykbashit është një mundësi e madhe që të marrin pjesë sa më shumë shqiptarë në zgjedhje, pasi është sezoni që mendohet se nuk ka shumë levizje të qytetarëve jashtë vendit, apo angazhime që ti mbajnë njerëzit larg kutisë së votimit.

Po ashtu, çështja e financimit, sipas Opozitës, është një zgjidhje e mirë, pasi është reduktuar minimalisht ndërhyrja e interesave private në fushata, çka është një terren që nxit korrupsionin.

Petrit Vasili i LSI, përshendeti rënien dakort për pikën e tretë, të kuotës gjinore, që do të thotë se 1 në 3 kandidatë për zgjedhjet, do të jetë grua.

Vasili tha se kjo është një mundësi e mirë për ti dhënë femrave dhe grave shqiptare një mundësi të angazhohen në politikë.

Bylykbashi shtoi se me rëndësi është liria dhe sekreti i votës, nisur nga rekomandimi i OSBE-ODHIR, duke shtuar se pikërisht ky prioritet do të jetë në tryezën e ardhshme të Këshillit Politik. Këto janë masa për garantimin e votës së lirë, që kanë të bëjnë me shmangien e manipulimit, dhe që vota e zgjedhësve është e vërtetë dhe numërohet pa cënim. Kjo është sfida e madhe që na pret në vijim, tha Bylykbashi.