Arta Mandro zgjidhet me short si anëtare e re e KLP-së

397

Sigal

Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi ditën e djeshme kandidaturën e Arta Mandros me 71 vota, si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Edhe pas rrëzimit, duket se fati është në anën e saj. Shorti e ka zgjedhur sërish Arta Mandron për anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Edhe në raundin e tretë të nënkomisionit, opozita dhe mazhoranca nuk gjetën dakordësi për asnjë prej katër kandidatëve. Përzgjedhja e Mandros u bë me short dhe gogla u tërhoq nga Gazmend Bardhi. Kandidatura do t’i kalojë Kuvendit për votim, por edhe nëse nuk merr 84 votat e nevojshme, ashtu siç e parashikon ligji, do të emërohet anëtare e KLP. Katër kandidatët që ishin në garë për anëtarë të KLP-së ishin: Arta Mandro, Florian Bjanku, Juliana Bylykbashi, Kreshnik Myftari.