Burimi: Shpallja non grata e Berishës pa pasur prova, fyerje për inteligjencën

252
Sigal

Analisti Genc Burimi i ftuar në një emision, ka komentuar faktin se Presidenca vazhdon që të jetë “kështjella e fundit” e pakapur nga maxhoranca.

Burimi thekson se drejtësia e re nuk është e pavarur. Ai shton se shpallja non grata e Sali Berishës pa nxjerrë qoftë edhe një provë të vetme është fyerje për inteligjencën.

“As Gjykata Kushtetuese dhe as drejtësia e re nuk janë të pavarura, aq sa pretendohet. Ata mbeten një lloj pengu i partisë në pushtet. Duhet të dimë se në Francë, drejtësisë i është dashur një rrugëtim shumë i gjatë që të bëhej totalisht e pavarur.

Duan që para zgjedhjeve të fusin sherre e zënka. Dyshja PD-LSI është në funksion të Sali Berishës. Heqja e Metës si president do ta bëjë atë që të marrë LSI-në e do shkojë edhe ai në fushatë, e ndaj kemi dy gjela që do të hyjnë në këtë fushatë të pjesshme. Drejtësia e re nuk është e pavarur. Shpallja non grata e Berishës pa prova është fyerje e inteligjencës”, deklaroi Genc Burimi.