Burgosja e ish-zyrtarëve/ Lubonja: Një fasadë për ndërkombëtarët, presion ndaj opozitës, siç arrestoi Berisha, Nanon

443
Për analistin Fatos Lubonja, arrestimet e disa ish-zyrtarëve të ARRSH ditët e fundit, po bëhet me qëllim që t’i hidhet hi syve ndërkombëtarëve dhe për të përfituar mbështetje prej tyre, por në fund të fundit, drejtesia e mirë do të jete atëherë kur të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. “Nuk është problemi se këto dëmtojnë opozitën, unë kam një tjetër këndvështrim e kam thënë hapur, siç thonë romakët, e mira nuk matet me aksionin, me aktin por me qëllimin, dhe nuk e mohoj që njerëzit presin arrestimin e peshqve të mëdhenj dhe po u futën këta duket si e mirë që ja, u futën, por varet pse u futën, nëse qëllimi është për të pasur një drejtësi që i trajton të gjithë të barabartë para ligjit, por nëse qëllimi nuk është ky, por është pastrimi i hajdutëve që nuk të lënë ty të vjedhësh, presioni ndaj opozitës që denoncon krimet por edhe një fasadë për ndërkombëtarët që të kesh mbështetje sic mendoj unë, që është ky aksion, ky është qëllim i keq.Vijmë këtu në një situatë që ne e kemi përjetuar në vitet ’90, kur erdhi në pushtet Berisha arrestimi i parë ishte i Fatos Nanos për korrupsion, por të gjithë e dimë që s’e futi për korrupsion. Ndërkohë Saliu mori gjyqtarët e plepave dhe ndërtoi një katrahurë, një shtet personal, që degjeneroi në ’97-n.

Nuk e shoh në atë dramacitet si në 97, por kontrolli, trembja e opozitës, s’është drejtësi, është gjë e keqe se qëllimi është i keq. Është shenjë e qartë që këtu po goditen njerëz që janë të lidhur me një palë, por që ne të shikojmë një drejtësi që vepron kundër traditës që kush ka mazhorancën kontrollon gjithcka, është një drejtësi që është e pavarur nga mazhoranca se nga opozira e dimë ne që janë të pavarur”.
Sigal