Bujar Nishani: U gris Kushtetuta, kush mendon se tremb me burg, bëhet qesharak!

534
Sigal
Ish-presidenti Bujar Nishani e konsideroi “grisje” të Kushtetutës zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku me votat e socialistëve në parlament.

“Rasti i Prokurorit të Përgjithshëm nuk është thjesht “një shkelje e Kushtetutës”. Jo! Brutalisht forca e pushtetit e grisi në mënyrë publike Kushtetutën e Shqipërisë! Ajo u gris me vullnet të plotë politik, me dhunë, me qëllim dominimin e pushtetit të drejtësisë nga pushteti ekzekutiv. Kjo është situata politike më e rëndë dhe më e trishtueshme që nga koha e diktaturës në Shqipëri”, shkruan Nishani në rrjetet sociale.

Sipas ish-presidentit, kërcënimet që i bëhen politikanëve për burg janë qesharake.

“Kush mendon se mund të trembë me burg përpjekjen për rivendosjen e garancive kushtetuese veç bëhet qesharak. S’ka alternativë tjetër! Nuk ka burg që e mbyll atë.” thotë Nishani.