Bujar Nishani: Maxhoranca nuk e shkarkon dot Presidentin. S’ka fakte që Meta ka shkelur ligjin

231
Sigal

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i ftuar në ”Frontline”, thotë se maxhoranca nuk mund të shkarkojë Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës. Nishani thekson se nuk ka fakte dhe prova që Presidenti Meta të ketë shkelur ligjin apo Kushtetutën. Po ashtu, Nishani u shpreh se e vetmja që mund ta shkarkojë Presidentin është Gjykata Kushtetuese.

”E kam shprehur dhe herë të tjera. Unë nuk mund të bëjë komente të detajuara pasi në këtë çështje kam rekordet e mia si president. Kam qenë president i Republikës në 2 palë zgjedhje. E kam parë të gjithë lëvizjen e maxhorancës si sjellje jo dinjitoze. Parlamenti se shkarkon dot presidentin e Republikës, pasi është Gjykata Kushtetuese ajo që e shkarkon. S’ka fakte e prova që presidenti të ketë shkelur Kushtetutën dhe ligjin. Maxhoranca ka të drejtë kur të vijë momenti për zgjedhjen e presidentit mos të zgjedhë atë. Por nuk mund ta shkarkojë”.