Apokalipsi mbetet 100 sekonda larg, ora simbolike nuk ndryshon

214
Sigal

as një viti të shënuar nga pandemia COVID-19, kanosjes së përhershme të luftës bërthamore, tensionet mes SHBA e BE nga njëra anë dhe Rusisë e Iranit nga ana tjetër dhe ndryshimin e klimës, ora simbolike e Apokalipsit mbetet në të njëjtat nivele si në 2020.

Akrepat e Orës Bërthamorë janë 100 sekonda larg mesnatës, që simbolizon fundin e botës. Kaq afër apokalipist, akrepat e kësaj ore kanë shënuar vetëm në vitet e Luftës së Ftohtë.

Ora u krijua për herë të parë nga shkencëtarët amerikanë duke punuar në projektin Manhattan për ndërtimin e bombave atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore për të paralajmëruar njerëzimin për rreziqet e luftës bërthamore. Anëtarët e tanishëm të bordit janë 13 laureatë të Nobelit.

Vetëshkatërrimi ishte më i largët në 1991, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, kur ora tregonte 17 minuta deri në dymbëdhjetë, sipas Orës së Apokalipsit.

Shkencëtarët deklaruan se planet e modernizimit bërthamor të fuqive kryesore bërthamore ngritën rrezikun e një konflikti bërthamor. Shkencëtarët rendisin si rrezik edhe testimet për arritjen e shpejtësisë hipersonike përmes atyre që njihen si tunele me vakuum, rrezikun e shtuar të një lufte biologjike dhe investimet madhore kudo në botë në teknologjinë ushtarake.

“Armët bërthamore dhe platformat e shpërndarjes së armëve të afta për të mbajtur kokë bërthamore ose konvencionale vazhduan të përhapen ndërsa destabilizojnë‘ përparimet ‘në hapësirë dhe fusha kibernetike, në raketa hipersonike dhe në mbrojtjen raketore të vazhdueshme “, thonë shkencëtarët.