Bujar Nishani: Bashkëqeverisje Rama-Basha do të ishte “tradhti” e madhe, asgjëson përfundimisht PD

328
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani  tha se nëse do të ndodhte bashkëqeverisje Rama-Basha, do të ishte sipas tij asgjësimi i alternativës qeverisëse në Shqipëri dhe një ‘tradhti e madhe dhe tentativë për të asgjësuar PD’. Bujar Nishani: Personalisht s’kam informacion por me sa duket sot kanë qarkulluar disa lajme e normale kur ka kulisa është e pamundur të marrësh informacion. Media është e vetmja mekanizëm që mund të zbardhë këto kulisa. Nëse ka një tentativë të tillë është një tentativë që do të realizonte mesa duket atë që është droja më e madhe e opinionit publik, që ka ekzistuar dhe brenda PD, synimi për ta kthyer PD në një aneks të projektit të Ramës, të atyre që kanë kryer masakra elektorale, e ky do të ishte asgjësimi përfundimtar i PD. Edhe nëse ndodh kjo tradhti e madhe, tentativë për ta asgjësuar PD, për ta kthyer aneks të padobishëm për qytetarët, por për asgjësimin përfundimtar të alternativës qeverisëse në Shqipëri, atëherë demokracia reale nuk ekziston. Nëse kjo do të ekzistojë, do të ishte thika pas shpine më e helmatisur që mund t’i jepej PD.