Ish-ministri Besnik Mustafaj: Basha nuk arriti të krijojë frymë në PD

215
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Demokratët duhet të pyesin veten se kush do t’i çojë drejt fitores

Java e parë pas zgjedhjeve, i vetmi lajm që prodhoi Basha ishte u duk në seli. Një javë pa bërë asgjë. Një pasivitet të madh që do ndikojë në gjykimin dhe analizën që do të bëjmë në korrik. PD nuk futet në rrugë të mbarë pa bërë një garë, që të shënojë periudhën post Berisha. Fushata ishte e mire, por duhet të merret parasysh aktiviteti katër vjeçar i lidershipit. Ka nevojë për një frymë të re, kalendarin e shoh të lidhur me korrik gushtin. Askush më shumë se Basha nuk duhej të ishte i interesuar që procesi t’i ecë mirë. Për sa kohë nuk është mbledhur akoma parlamenti i ri. PD mund të shkojë me një skicë të qartë të fytyrës së ardhshme. Që PD të shkonte me një kryetar të ri në parlament do të ishte normaliteti më i madh, por unë shpresoj që kësaj herë procesi i garës duhet të jetë shumë më i hapur. Dhe Basha të mos ketë asnjë mundësi ndikimi. Demokratët duhet t’ia shtrojnë pyetjen vetes: Kush do të na çojë drejt fitores. Basha nuk arriti të ngjallë frymë. Rritja është shumë e ulët