Braimllari: Ne e duam Korçën, ne e duam Shqipërinë dhe do të punojmë ta bëjmë Korçën shtëpinë tonë

245
Sigal

Kam një mesazh shumë të qartë për çdo socialist të ndershëm, për çdo soçialist dhe progresist që e do vendin, të vijë tek shtëpia e vet, të vijë tek Lëvizja Socialiste për Integrim, sepse LSI është forca e njerëzve të thjeshtë, sepse LSI është garançi për çdo socialist të ndershëm, sepse LSI është garanci për çdo familje soçialiste për ta krijuar të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.
Ne e duam Korçën, ne e duam Shqipërinë dhe do të punojmë ta bëjmë Korçën shtëpinë tonë, Shqipërinë shtëpinë tonë.
Nuk doja të merresha me Rilindjen, sepse fushata jonë është fushatë positive, është fushatë e jashtëzakonshme, derë më derë, me një ekip të ri, me nëna korçare që na përkrahin çdo ditë.
Por, e di, kur po vija këtu më erdhi një SMS ku janë sulur hajdutët e rilindjes për të kontaktuar njerëzit e LSI-së dhe për ti thënë: Hajdeni me ne!
A e dini se çila ka qenë përgjigja? LSI as nuk shitet dhe as nuk blihet, por qytetarët korçarë nuk do të mbështesin më një Rilindje të kalbur, por do të mbështesin socialistët e vërtetë që janë Brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim