Zjarri tek pallati në “Fresk”, një “Range Rover” i shkrumbuar plotësisht

349
Sigal

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zjarri që përfshiu garazhin e një pallati në zonën e Freskut mëngjesin e sotëm. Mësohet se një “Range Rover” është shkrumbuar nga flakët si pasojë e zjarrit masiv. Ndërkohë autoritetet po hetojnë për ngjarjen. Zjarrfikësve iu desh të evakuuonin banorët e më pas të neutralizonin flakët.

Policia njoftoi më herët:

Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati. Sherbimet e zjarrëfikses dhe sherbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.