Batutat në komision – Bode: Keni edhe festen e partisë sot… Braçe: Të fala Lulit se ka festën e ‘Babës’ sot

455
Sigal

Dita e themelimit të Partisë Komuniste është bërë shkak për një debat dhe shkëmbim batutash mes anëtarëve të djathtë dhe të majtë në komisionin parlamentar të ekonomisë.

Ndërsa diskutoheshin 2 projektligje për modernizimin e asistencës sociale dhe për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë, deputeti demokrat Ridvan Bode u tha të majtëve se kjo është filozofi komuniste.

Bode i ka shpotitur kolegët e tij duke iu thënë se ‘keni festën e partisë sot’. Por e menjëhershme ka qenë përgjigjja e deputetëve socialistë. Fillimisht deputetja Blerina Gjylameti e më pas kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, i cili i ka kërkuar Bodes ‘t’i bëjë të fala Lulit se ka festën e babës sot’.

BATUTAT


Bode: Keni edhe festën e partisë sot…
Gjylameti: Festa është e juaja, jo e jona.
(Bode largohet nga salla duke buzëqeshur)
Brace: Ik Ridvan se ke festën. Të fala Lulit se ka festen e Babës sot!