Kryeministri Kanadez Justin Trudeau do të kryesojë sot mbledhjen e kabinetit qeveritar, paraqitja e tij e parë në punë që prej 12 Marsit, kur ai filloi të punojë nga shtëpia.
Trudeau u udhëzua të izolohej për 14 ditë sepse gruaja e tij Sophie rezultoi pozitive me koronavirus. Kryeministri e ka vijuar punën nga shtëpia e tij.
Edhe në vijim mësohet se do të vazhdojë të punojë kryesisht nga shtëpia, por thotë se do të marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë nëse mendon se është e rëndësishme.
Takimi i tij me kabinetin qeveritar sot do të trajtojë “hapat e rradhës” në planin e qeverisë për të luftuar përhapjen e koronavirusit dhe për të lehtësuar efektet e tij ekonomike.
Ai thotë se shpreson që Parlamenti të fillojë mbledhjen në mënyrë virtuale, në mënyrë që deputetët, familjet e të cilëve nuk jetojnë në rajon, të mund të marrin pjesë.
Parlamenti është pezulluar, përveç seancave të shkurtra për të miratuar legjislacionin urgjent, që prej fillimit të krizës së koronavirusit./BBC





















