Sigal

Llogaridhënia publike, dështimi më i madh i kësaj qeverie dhe këtij Kryeministri.

Qytetarët nuk kanë nevojë për show me regji dhe skenar të një Kryeministri arrogant dhe të papërgjegjshëm që nuk e mbajnë as nervat në llogaridhënien e tij partiake.

Llogaridhënia publike bëhet vetëm për të shfajësuar vetën ky Kryeministër dhe për të gjetur fajtor për keqqeverisjen. Tipike për sistemet diktatoriale: Ku dominon gjyqi publik pa pyetur për instuticione dhe ligje.

Shembulli më i mirë i dështimit të llogaridhënies ka të bëjë me qytetarët e Kukësit, ku ky Kryeministër arrogant dhe i papërgjegjshëm nuk i thirri në dëgjesë përpara se të vendoste traun por e bëri fakt të kryer. KJo është llogaridhenia publike me këtë Kryeministër?

Në këto 10 muaj ky Kryeministër nuk po e qeveris dot vendin, nuk ka asnjë plan konkret për uljen e varfërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës nuk ka asnjë plan për emigrimin e të rinjve nga Shqipëra. Nga 10 të rinj që mbarojnë universitetin 8 prej tyre duan të largohen nga vendi. Nuk ka asnjë strategji për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike dhe drogave të forta. Qytetarët nuk duan show dhe portale partie. Duan punë, mirëqenie dhe siguri publike.