Bozo: Berishën e ka votuar populli, asnjë s’e pengon të shkojë në Kuvend

161
Sigal

Luljeta Bozo, inxhinierja dhe deputetja më e vjetër në moshë që do të hapë seancën e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë, thotë se ish-kryeministrin Sali Berisha nuk mund ta pengojë askush të futet në Parlament.Për Euronews Albania, Bozo është shprehur se Berishën e ka votuar populli.

“SHBA që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në parlament”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se, në 19 maj 2021, ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij e ngushtë u shpallën persona “non grata” nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Njoftimi u bë nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.