Zjarr në Lazarat, shkrumbohet kullota

166
Sigal

Një vatër zjarri është evidentuar pasditen e sotme në fshatin Lazarat në Gjirokastër. Nga raportimet mësohet se flakët kanë përfshirë kodrën e lagjes Kordhocë. Mësohet se si rezultat, një sipërfaqe me 1 dylym kullotë është djegur. Ndërkaq ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse ka shpëtuar 50 rrënjë ullinj. Dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.