Bosi turk padit aksionerin e Air Albania Sinan Idrizi, për vjedhjen e 3.5 mln dollarëve

379
Sigal

 

Biznesmeni i njohur turk, Adnan Polat, ka paditur aksionerin e Air Albania, Sinan Idrizi, për vjedhjen e 3.5 mln dollarëve. Detajet i përcjell gazeta e njohur turke Milliyet, ku tregon se të dy palët kishin rënë në një marrëveshje, për blerjen e një kompanie nafte të quajtur “Global Fluids International” , e cila siguronte fitime të majme në tregun shqiptar. Por pas marrjes së një kapari, Sinan Idrizi arriti me mjaft mjeshtëri që ta mashtronte që prej vitit 2016. Pas një manipulimi që ka zgjatur në kohë, tashmë aksioneri mazhoritar i Air Albania dhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, do të përballet me një proces gjyqësor në Turqi. Polat i njohur si bosi i skuadrës së futbollit Gallatasarai, ka dorëzuar në Prokurorinë e Stambollit një kallëzim penal në emër të kompanisë së tij “Grupi Polat”. Ai pretendon se kishte rënë dakord me Idrizin që të blinin një kompani nafte, por Idrizi e ka mashtruar duke i marrë 3.5 milionë USD. Por si lindi kjo marrëveshje? A kishte miqësi mes palëve? Idrizi njihej me Adnan Polat për shkak të aktiviteteve të përbashkëta në futboll. Gjatë kontakteve mes tyre, Idrizi i kishte propozuar biznesmenit turk blerjen e një kompanie të quajtur “Global Fluids International” , e cila siguronte fitime të majme në tregun shqiptar. Plani ishte se nëse do ta blinte Polat, Sinan Idrizi mund të negocionte për të. Sipas asaj që Polat ka shprehur në padi, Idrizi i ka thënë biznesmenit turk se kompania kushtonte 17 milion dollarë, por paraprakisht duhej paguar një kapar prej 3.5 milion dollarësh. Në të kundërt, nëse shitja nuk realizohej, Polatit do t’i ktheheshin mbrapsht 3.5 milion dollarë. Në nëntor të vitit 2016, Adnan Polat, ka firmosur marrëveshjen paraprake, dhe i ka kaluar paratë dorazi, sipas asaj që kërkoi Idrizi. Sipas lajmit të publikuar në gazetën “Sabah”, disa kohë më vonë, Idrizi e ka kontaktuar Polatin duke i thënë se në Shqipëri në vitin 2017 kishte zgjedhje. Me këtë lloj taktike, ai e ka shtyrë sërish procesin. Por me premtimin se operacioni i blerjes së kompanisë do të finalizohej pas zgjedhjeve. Sipas padisë, Polati e ka pranuar këtë shtyrje. Pas zgjedhjeve, Polati e ka kontaktuar sërish Sinan Idrizin. Por në atë periudhë ai i ka thënë se blerja nuk mund të kryhej më. Ndodhur në këto kushte, Polat i ka kërkuar Idrizit anulimin e marrëveshjes paraprake dhe kthimit të kaparit prej 3.5 milion euro. Duke iu referuar biznesmenit turk, Idrizi ka gjetur një sërë arsyesh për të mos ia kthyer mbrapsht paratë. Sipas tiranatoday.al

Ish deputeti Shehaj: Të hetohet lidhja e Ramës me Idrizin e Air Albanias, akuzuar për mashtrim financiar

Këtë të akuzuar për mashtrim, pa asnje aktivitet biznesi, pa asnjë burim të deklaruar parash, Edi Rama e bëri ortak me shtetin vetëm sepse ai ishte njeriu i duhur për të mbuluar Edi Ramën. Nuk ka asnjë dyshim që Sinan idrizi u vu aty vetëm për të shërbyer si mbulesë per vetë Edi Ramën. 41 % të aksioneve të Air Albania janë të Edi Ramës. Është koha që SPAK të hetojë urgjentisht lidhjet Rama-Idrizi dhe mënyrën se si u bë Idrizi ortak i shtetit.