Sherr me thika mes të rinjve në Fushë-Krujë, dy të plagosur

35

Një konflikt mes të rinjsh ka përfunduar në plagosjen e dy personave në Fushë- Krujë.

Serdar Tali, 30 vjeç dhe Ergert Gjoni, 28 vjeç kanë qenë të përfshirë në sherr dhe janë plagosur rëndë me thika.

Ata janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.