Dashamir Shehi, kryetar i LZHK-së/ Pas çdo sipërmarrjeje, pas çdo ligji dhe pas çdo tenderi me 90 % korrupsion është dora e kryeministrit

46

Dashamir Shehi, kryetari i LZHK-së

Pas çdo sipërmarrjeje, pas çdo ligji, pas çdo lloj tenderi në 90% korrupsion është dora e Ramës

Zoti Shehi, a ju bëri përshtypje dhuna shtërore dhe policore në 9 dhe 17 maj ndaj qytetarëve dhe shoqërisë cilive. A duhet të kemi frikë tashmë për këtë?

Duhet të kemi frikë kur pasioni politik e humbet llogjikën.Nga kush kishin frikë ata policë dhe forca speciale që përdorin dhunë dhe aq më tepër që një pjesë e policisë erdhi e armatosur deri në dhëmbë.Ndaj dhe Rama shtyu qëllimisht gjendjen e jashtëzakonshme deri 24 qershor.

A është kjo policia që duam?

Policia e Ramës ka pësuar deformime dhe pa dijeninë e policisë në Shqiperi nuk bëhet asnjë biznes , madje pa dijeninë e policisë nuk mund të mbushet vendi me hashash dhe drogë. Agresiviteti i policisë nuk rastësi ai nxitet që nga kreu i  qeverisë, ministri e me radhë  dhe bëhet për të mbrojtur bizneset e oligarkëve të lidhur me shtetin. Bizneset e policisë, ku një pjesë e mirë e tyre janë ortakë me trafikantët ndaj sulmi mbi gazetarët dhe artistët është turp dhe ata mendojnë se bashkë me reagimin e Ramës dhe Lleshit do te ikin edhe disa shefa të inkrimnuar dhe politizuar. Policia e shtetit duhet të mbroj shtetin dhe jo pushtetin e bandave të Ramës të Lleshit dhe shefave të tyre.

Cili është perceptimi juaj, pse duhej të prishej teatrit kur jemi në pandemi, një ditë të dielë në orën 4:30 të mëngjesit?

Njëherë duhej që kjo gjë politike, politologji quhet certifikimi, absolutizmi. Domethënë, do ta certifikosh se deri ku shkon besnikëria e atyre që ke poshtë, atyre që ke anash. Domethënë, bën një xhest të marrë dhe duhet t’i shkosh deri në fund kësaj pune. Ky është një nga aspektet, por nuk është vetëm ky. Kjo është përplasje ballë për ballë me kundërshtarin. Kjo është një luftë me të keqen, kjo është një luftë me kundërshtarin. Ky i ka vënë dorashkën kundërshtarit dhe i thotë opozitës,  ju thashë do ta prish teatrin dhe ju nuk keni çfarë të bëni. Në fakt, kjo është një betejë që shpesh ai e ka fituar dhe prandaj e bën. E dyta, është sepse për të bërë këtë lloj shejtanllëku, ka gjet edhe situatën. Ai thotë botë nuk ka për t’u marrë me ne. Amerika jo se ka pandeminë e saj, as Europa nuk kanë kohë të merren me këto delikatesat shqiptare. Kështu që ai thotë ta bëj se kjo është një gjë që bëhet për shqiptarët.Shqiptarët sot, një pjesë e të marrëve kanë qenë të lumtur. A e patë si e prishi thonë? A e patë si i ra? Është trim ky thonë, është burrë. Kjo bën pjesë në strategjinë politike për të goditur kundërshtarin. Merret një objekt, ky ka marrë teatrin. Mund të merte dhe një gjë tjetër, ka marrë plot historira ky. Domethënë, kjo është pjesë e një strategjie politike. Ky ka zgjedh atë moment, natën, për natyrën që ka shqiptari që natën i bën punët e pista. Natën dalin vetëm hajdutë bagëtish, sepse një pjesë e shiptarëve janë hajdutë bagëtie dhe e çmojnë këtë punë. E shembi natën, sepse e kishte më kollaj. Unë isha prezent dhe me aq pak njerëz mund të bësh ç’farë të duash. Pra, e bëri në kohë pandemia sepse e dinte se bota nuk mund të meret më këtë lloj historie. Sigurisht, Z.Rama nuk ka bërë asgjë që ka qenë jashtë biznesit të tij politik. Ka 20 vite që i vjen vërdall kësaj çështjeje. Unë 20 vite përpara po në atë shesh kam qenë, po të njejtat diskutime kemi bërë. Në atë kohë nuk flitej për këtë arkitektin e famshëm, nuk flitej për kullën mbrapa, në atë kohë flitej për një kullë mbi teatrin. Do ta bënin arkitektë shqiptarë, ndërtuesë shiptarë, i di dhe me emra se kush janë. Ka 20 vite që i vjen vërdallë. Ky është biznesi personal i tij. Nuk ka ndonjë truall me rëndësi në Tiranë që Rama të mos ketë futur duart. Kështu që ky çfarë bën tani? E hipotekon këtë çështje. Mbi atë varr të hapur nuk qan njeri. E shemb teatrin dhe do lë një shesh ndërtimi, derisa të kombinojë atë marrëveshjen e tij financiare. Në këtë rrëmujë, ai merr disa para nga pandemia, disa para nga tërmeti, mund të marrë dhe ndonjë kredi dhe e ndërton teatrin nga e para. Kjo është skema banale. Njerëzit mendojnë që Rama është thjesht një narcizist, që do të prishë qytetin për t’i vënë emrin e vet. Ky është një hajdut kalkulues, gjakftohtë. Po ta shikoni, në 7 vjet Parlamenti i Shqipërisë ka shërbyer për të mbuluar vjedhjet e tij personale. Mbas çdo sipërmarrjeje, mbas çdo ligji, mbas çdo lloj marëveshje që ka bërë qeveria shqiptare, në 90% korrupsion është dora e tij, por ja delegon parlamentit. Ky vjedh me ligj. Edhe 200 mijë euro që shtohet një projekt, shkon e aprovon në parlament. Në parlament përgjegjësia është kolektive nga të githa palët. Hajde gjeje tani sesi ka votuar parlamenti për 7 vite me rradhë, opozito po, jo, njerëz që ikin nga njëri krah në krahun tjetër…Këtë lloj historie ky e ka bërë në mënyrë perfekte. Pra, paratë futen në xhepin e tij dhe ligjërisht ky është i mbrojtur. Është i mbrojtur për shkak të kësaj drejtësisë dhe administratës që kemi ne.

Zoti Shehi, që të jemi realistë, dhe këta të KLSH dhe këta të Prokurorisë që mund të vijnë kanë një çmim dhe ata?

Unë po them të vijnë disa punonjës të mirë. Po kjo mund të ndodhë vetëm nëse do të ketë një ndryshim politik, nuk ndodh në këtë situatë. Si mendoni ju që këto gjykatës që kalojnë vettingun sot, janë pro Ramës apo kundër tij? Unë mendoj që shumica janë pro Ramës. Po të ketë nesër një balancë politike, ata do t’i turren të parët, sepse vjedhja është kaq e madhe dhe kaq e dukshme saqë nuk ka Zot që e mbulon. Prandaj desha ta ndaj këtë punën e teatrit, ka pjesën e ekzagjerimit, çështje e madhësisë së këtij personi. Është ideja që ky po rindërton qytetin e Tiranës, që veprat publike do të mbeten në emrin e tij. Gjithë kjo zhurmë qëështë ndërtuar ka brenda një hile të vogël, që vë në mes artistet dhe gjithë atë listën ku ka plot artistë të nderuar aty. Çfarë kanë thënë ato të shkretët? Kanë thënë që ata duan një teatër të ri. E kush nuk e don një teatër të ri? Edhe unë e dua një teatër të ri.

Mendon se Aleanca për Teatrin është një betejë në fillimin e vet, apo ka shumë emocion dhe pak realizëm?

Një pjesë e opozitës dhe e rezistencës opozitare në një farë mënyre po jeton në mënyrë rentiere, mbi këtë që ka bërë Aleanca, le ta quajmë. E dyta, nga të gjitha betejat kjo është më e fisme, sepse këta nuk po luftojnë për shtëpinë e vet. Shqiptari për shtëpinë e vet të nxjerr sytë. Por, gjithë shqiptarët që do dalin të mbrojnë teatrin natën, kjo është një gjë e paprecedent. E dyta, pashë që kjo lloj rezistence ka ngritur dhe një simpati të madhe. Pse? Ne pamë me mijëra njerëz aty në kohë pandemie që kishin dalë për të protestuar kundër mbrojtjes së teatrit. Nga kjo pikëpamje, Aleanca ka bërë gjestin më të madh dhe kjo do të mbahet mend. Unë nuk mbaj mend që shoqëria civile të ketë rezistuar kaq gjatë në Shqipëri. Zakonisht, shoqëria civile në Shqipëri është pak servile, shkon gjithmonë pas qeverisë. Shoqëria civile është përdorur si trampolinë për të kapur diçka nga pushteti. Ndërsa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka rezistuar.

Z.Shehi po flet në kohën e shkuar. Po them sa është potenciali i tyre?

Shiko, unë nuk pres që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit të rrëzojë qeverinë e Z.Rama. Unë po them që këta kanë bërë investime dhe kanë hedhur një kapital shumë të madh, në të gjithë harkun opozitar. Po them dhe këtë që një pjesë e pozicioneve opozitare, përcjelljes opozitare, e ka qyl, e ka në formën rentiere nëpërmjet Aleancës. Të gjithë jemi për një teatër. Të ndërtosh një teatër tëri, nuk do të thotë të prishësh të vjetrin. Qyteti i Tiranës ka nevojë që të zhvllohet. Ka nevojë për teatër të ri, për opera të re, për Gjykatë të re. Ka nevojë për pole zhvillimi të tjera, për pole kulturale. Ky ka 7 vjet që vjedh buxhetin shqiptar, qytetet tona, projektet janë të ekzagjeruar. Në çdo vend qëvendos dorën ky, kostot janë dyfish.

Z.Shehi, të bëri përshtypje dhuna nga data 9 maj me progresion gjeometrik deri me 17 maj? Duhet ta kemi frikë policinë e Z.Lleshaj?

Duhet të kemi frikë, sepse nën presionin e poltikës, policët e humbin kontrollin. Unë e gjykoj që ajo dhuna nuk ka pasur justifikim. Policë të armatosur kisha kohë që nuk shikoja. Kjo më tepër ishte ndërtuar nga ana psikologjike. Prandaj edhe kjo shtyrja për pandeminë nuk është bërë pa qëllim. Kjo i duhet për të justifikuar herë pas here këto lloj ndërhyrjesh.

Z.Shehi nA pengohet apo nuk pengohet Rama tani?

Policia shqiptare fatkeqësisht, që kur ka ardhur z.Rama ka pësuar një deformim. Këta e kanë indoktrinuar dhe kjo ka ndodhur me etapa. Një pjesë e policëve që goditën qytetarët, gazetarët, që shanin, janë të lidhur me grupin e Ramës. Një pjesë godisnin për të bërë karrierë, një pjesë nga budallallëku i vet dhe sa më agresivë të bëhen aq më të pasur do të bëhen. Fatkeqësisht policisë tonë, nuk i kemi garantuar kurrë një regjim të qartë të karrierës, të situatës ekonomike. Ata aty nuk ndodhen për të mbrojtur pushtetin, ata janë aty për të mbrojtur shtetin, këtë duhet t’i shpjegojmë qytetarëve.