There is no Albania B/Pojana: Më 25 prill të rrëzojmë të vjetrën për të ndërtuar një realitet të ri

233
Anëtari i Kryesisë së LSI-së, njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i LSI Tiranë Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se nuk ka një Shqipëri të dytë, prandaj ne të gjithëve na lind detyra t’i shërbejmë vendit tonë me zemër dhe nder!
“Në #25Prill të rrëzojmë të vjetrën për të ndërtuar një realitet të ri, ku mbizotëron puna mbi dembelizmin dhe meritokracia mbi abuzimin.” –  shkruan Pojana
Postimi i plotë:
THERE IS NO ALBANIA B!
Nuk ka një Shqipëri të dytë, prandaj ne të gjithëve na lind DETYRA t’i shërbejmë vendit tonë me zemër dhe nder!
Koha nuk pret.
Çdo ditë e errët për demokracinë, nxin dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Koha ka ardhur.
Për t’i dhënë njëherë e përgjithmonë fund modelit të liderëve autokrat që marrin peng fatet e vendit për interesa personale.
Në #25Prill të rrëzojmë të vjetrën për të ndërtuar një realitet të ri, ku mbizotëron puna mbi dembelizmin dhe meritokracia mbi abuzimin.
Ndryshimi do të ndodhë!
Sigal