‘Bomba’ në Kongres për persekutimin politik të Berishës/ Nesho: Ngjarje e madhe! Soros, ambicie financiare në Ballkan e Shqipëri

48
Sigal

Ish ambasadori Agim Nesho shprehet se SHBA pritet të hetojë më shumë, rreth përdorimit të fondeve të USAID nga fonadacioni Soros, për të ndërhyrë dhe përndjekur kundërshtarët politikë në vende të caktuara, kryesisht në Evropë e Ballkanin Perendimor.

I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, ish diplomamti Nesho tha se kjo është një agjendë komplekse, lidhjet e së cilës pritet të jenë objekt hetimi nga organet kompetente në Amerikë.

Sipas Neshos, Soros përmes fondeve të USAID, ka pasur ambiciet e tij financiare dhe jo vetëm, për të realizuar projekte si ndryshimi i kufijve apo nisma të tilla si Ballkani i Hapur, ku Rama dhe Vuçiç, ishin protagonistët kryesorë.

Edhe kundërshtimi i gjithë kësaj veprimtarie të Presidentit Trump ka qenë rezistencë e caktuar. Kanë angazhuar e bëjnë presion, që gjyqtarë të caktuar të hapin fondet e USAID duke sensibilizuar opinionin publik, se organizata të caktuara në konflikte të tjera janë në kushte krize pas mbylljes. Por fakti i daljes në Kongres, që për ne ishte e ditur pasi zv.presidenti amerikan e cilësoi përdorimin e drejtësisë si armë për të dënuar e arrestuar liderin e opozitës, rasti në Evropë ishte ai i Shqipërisë.

Dalja në Kongres ishte diçka që merr një përmasë tjetër. Ishte certifikimi i të gjitha gjetjeve të administratës dhe komisionit për efikasitet nga Musk, janë parë përdorimi i parave të taksapaguesve amerikanë jo vetëm në drejtim të agjendës Woke, duke e quajtur këtë një përdorim të Usaid në veprimtari ideologjike të njëanshme në shërbim të PD dhe kundër kundërshtarëve politike.

Ish anëtarja e kabinetit të USAID, ka vajtur 2 herë në Hungari, ka dhënë shuma të caktuara për drejtësinë në Shqipëri për institucionet që punojnë për SOROS. Kanë shërbyer për të goditur një nga liderët konservatorë, të njëjtën gjë kanë bërë me të republikanëve siç është Bolsanoro, duke inistuar që me fondet amerikane për ta kufizuar atë. Është një agjendë komplekse.

Kryetarja e nënkomisionit tha që do të zbulojmë lidhje të tilla, të influencës e Soros në bashkëpunim me fondet e Usaid, këto do të kalojnë deri në çështje të ndjekjes penale ku mund të gjenden fakte të tjera. Që duke dhënë fonde nga taksapaguesve amerikanë mund të kenë financuar edhe organizata terroriste në botë. Ajo që na intereson ne është, tashmë e kemi parë kur në parlamentin shqiptar që Rama do thoshte do shkosh në Amerikë, ishte një deklaratë që i paraprinte asaj që do ndodhte.

Ka qenë një agjendë e mbyllur e errët, e paramenduar, sidomos në Ballkan, ku Soros ka pasur ambiciet e tij financiare por edhe për të realizuar projekte si ndryshimi i kufijve apo Ballkani i Hapur, ku Rama dhe Vuçiç, ishin protagonistët kryesorë dhe i ndaloi një njeri me integritet siç ka qenë Berisha, përpara dhe në mbrojtje të interesit të kombit.