Bomba me inceneratorët/ Paralajmërimi i Lefter Kokës nga burgu për qeverinë. Avokatët: Do mësoni gjëra që s’i keni dëgjuar për aferën

Vetëm pak ditë pasi iu rrëzua një kërkesë për zëvendësim mase për inceneratorin e Fierit, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka humbur një tjetër betejë në Gjykatën e Posaçme sa i përket incenerratorit të Elbasanit. Pas seancës në të cilën togat e zeza të GJKKO vendosën ta lënë në burg, avokati i Kokës, Julian Mërtiri ka paralajmëruar se do të kërkojnë gjykimin në themel, duke bërë një paralajmërim të fortë. Mbrojtësit e Kokës e quajnë këtë të fundit si kurban të politikës dhe drejtësisë. Avokat Mërtiri tha se gjendja shëndetësore e ish-ministrit është e rëndë, ndërsa akuzon Prokurorinë e Posaçme se po zvarrit hetimet duke e konsideruar periudhën 10 mujore që kur se klienti i tyre ndodhet prapa hekurave si të mjaftueshme. Ish-sekreteri i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako u lirua nga qelia për t’i ndjekur hetimet ndaj tij nga banesa, dhe kjo ndodhi në të njëjtën ditë kur Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Kokës për masë më të lehtë. Lefter Koka akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Për çështjen e inceneratorëve janë shpallur në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

NOA