Bojaxhi: Sfida, alternativa ndryshe

465
SFIDA për Shqipërinë ka zhvilluar takimin elektoral të radhës në qytetin e Vlorës, në të cilin ka marrë pjesë Gjergj Bojaxhi, si anëtar themelues dhe drejtues politik i kësaj force. Bojaxhi ka prezantuar Jonad Dhrami si kandidatin për Vlorën dhe ka deklaruar se SFIDA është alternativa ndryshe në zgjedhjet e 25 qershorit. “Sfida për Shqipërinë është forca e vetme politike që përfaqëson qytetarët dhe vlerat që ata bartin. SFIDA është një forcë ndryshe nga ato që kemi njohur këto 26 vite. Ajo jo vetëm që nuk është në pronësi të kryetarit por mbart dhe transmeton vlerat aq shumë të munguara në demokracinë tonë”, cilësoi Bojaxhi. Kandidati Dhrami shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin që i përkiste një force politike vlerash dhe jo pazaresh, si dhe u premtoi vlonjatëve se te SFIDA zëri i tyre do të dëgjohet. “Vlonjatët dhe Vlora nuk e meritojnë këtë gjendje ku janë braktisur nga politika për vite me radhë. Të gjithë ne nuk e meritojmë. Prandaj ka ardhur momenti të marrim fatin në dorë dhe të vendosim për të ardhmen tonë. SFIDA është alternativa ndryshe për të cilën kemi nevojë. Bashkë mundet”, u shpreh ai.
Sigal