Në takimin e kombinatit ishin 70-80 profesionistë të rinj, por ne nuk i nxorëm të gjithë se dihet se çfarë ndodh. Pastaj ishim në ‘Misto Mame’, një takim me votues për herë të parë në qytetin e nxënësve dhe tani jemi këtu me votues për herë të parë, pjesë e Unazës së re, zona e Astirit e famshëm që është në fakt një njësi më vete. Në fakt ne këtu kemi një rritje të madhe, që na krijon një efekt shumë të mirë, me votuesit për herë të parë. Nuk mendoj që ne rininë ta përdorim vetëm në kuadrin e votimeve, por të përfshiheni në krijimin dhe zbatimin e politikave.
Ne do të kemi politika të drejtpërdrejta që të ndikojnë në jetën tuaj, që të krijojnë hapësira dhe mundësi ekonomike për tu fuqizuar. Është shumë e rëndësishme për të pasur atë që mendoj unë dhe është më pozitive, përfshirjen tuaj. Ne kemi në programin e LSI, një nga prioritetet kryesore është arsimi dhe praktika ‘mëso dhe fito’ që ne e kemi të domosdoshme. Në fillim nuk e kuptoj, por kur ma shpjeguan edhe Floida dhe grupi i rinisë që e kanë hartuar këtë politikë, ky program ka impakt të drejtë në shkollat profesionale, por edhe për shumë të rinj që duan të rriten profesionalisht dhe të kenë një ndihmesë për familjet e tyre.
Ne kemi këtë qeverinë që bën sikur po bën namin. Aty të ju çojë juve, për të bërë një paktikë. Përveç numrit shumë të kufizuar të shkollave profesionale, por edhe shumë profesionistë që e trashëgojnë zanatin, sapo bëhen profesionistë të mirë ata ikin nga Shqipëria për shkak të mungesës së pagesës. Ajo që unë mendoj dhe është shumë e rëndësishme, na duhet edhe angazhimi juaj për të ju imponuar politikës.
Ne kemi qenë tërë ditën me takime dhe televizionet na thonin, prit se kemi Ramën. Ka filluar që në mëngjes e deri në 12 të drekës se çfarë mund të bëjë njeriu 4 orë, bën vetëm retorika. Ai flet vetëm, del vetëm, nuk shkon as në bashkëbisedim me njerëzit. Ai nuk e kuptoj se është njeri pa ide, vizion. Dhe një nga problemet e tij më të mëdha, ka mbetur peng i propagandës. Ju nuk mund të shkolloheni për propagandë, me batuta, me meme.
Ne mund të qeshim në një moment, por puna e përditshme, shkolla, punësimi, ushqimi në familje, veshmbathja, spitali, arsimimi janë gjëra të përditshme. Dhe një nga problemet është se 8 vite propagandë, shqiptarët kanë kuptuar që ky zotëria ka rritur çmimin, taksat, ka mbyllur vende pune, është i paaftë të menaxhojë situata krize, si tërmeti apo pandemia e Covid, që e bllokoi ekonominë, situatën. Sot e kësaj dite asnjë biznes nuk ka marrë pagën e luftës apo kush e ka marrë, e mori ai drejtori i Bankersit, kinezi që nuk jeton fare në Shqipëri. Mori 300 mijë dollarë, pagë lufte nga taksat e shqiptarëve.
Ju keni prindërit tuaj, që jo veç kanë humbur vendet e punës, kanë falimentuar bizneset, por e shikoni më shumë, bllokimin e frymëmarrjes për të krijuar një zhvillim të ekonomisë. Me postin e kryeministrit ai del si kryetar i PS, duke uzurpuar mediat vetëm e vetëm që të mos i lejë mundësi qytetarëve, opozitës për të folur dhe ngritur problemet e tyre. Problemi ynë nuk është ai, por si të ndryshojmë dhe zhvillojmë jetën tuaj në të ardhmen.
Ne duam që të keni një jetë të garantuar në Shqipëri, të keni një mundësi më të madhe për të punuar e krijuar hapësira të reja për ju dhe veten tuaj. Ne duam që ju të keni një arsim më të mirë. Ne kemi bërë laboratorë që në klasë të 8-të në 8-vjeçare, se tani është 9 vjeçare, në kimi. Reaksionet kimike, si mund të mësojë një fëmijë reaksionin kimik pa e parë se si ndodh. Se si mund të mësojë një reaksion organik. Edhe ai që është mësues vizatimi, si mund të vizatojë një fëmijë nëse nuk ka fletore dhe bojëra për të vizatur.
Ky kryeministër në sistemin arsimor vrau kreativitetin e të rinjve dhe të rejave, vrau kreativitetin e mësuesve, të cilët donin ta zhvillonin sistemin arsimor, vrau shpresën e shqiptarëve.
Ne nuk mund ta lejojmë më atë që të vrasë të ardhmen tuaj. Ne më 25 prill, ju ftojmë juve dhe jo vetëm ju, por edhe familjarët tuaj, nga 10 minuta në ditë ti përkushtoheni, pasi 77 ditë kanë ngelur, më pak se tre muaj e gjysmë na ndajnë nga data e ndryshimit që është 25 prilli.
Unë e di që duket periudhë e gjatë për të marrë atë vendim dhe për ti dhënë fund kësaj të keqeje, por është edhe shumë e shkurtër për të komunikuar çdo ditë me këdo që njohim.
Unë dje kam qenë në Fier, Vlorë, Lushnje, njerëzit janë të mërzitur, janë gati duke shpërthyer, por po presin 25 prillin për ti çuar te kutia e votimit. Është e rëndësishme që ju ta identifikoni votën tuaj me zgjidhjen e problemit. Zgjidhni atë që ju zgjidh problemin. Dhe programi ynë është i vetmi që e ka një plan pune.
Programi ynë ka pesë prioritete shumë të thjeshta, të cilat fuqizojnë familjet tuaja ekonomikisht, krijojnë arsim cilësor duke ju garantuar nesër vendet e punës dhe të konkurroni në tregun e punës.
Po ashtu kemi edhe ‘Nga bebja në bebe’ që faktikisht nuk është për ju, por është për fëmijët tuaj kur të krijoni familjet tuaja, me një efekt 25-vjeçar. Me anë të këtij programi ne duam që fëmijët e shqiptarëve të kenë mundësi, të kenë garanci dhe të kenë hapësirën për të jetuar këtu dhe për të ndërtuar familjet e tyre në këtë vend.
Ndaj, ky është një projekt shumë ambicioz, shumë i prekshëm, shumë real. Është një ide e mundur dhe e realizueshme.
Boshllëqet që janë krijuar gjatë gjithë kësaj kohe në sistemin arsimor, në gjimnaze apo edhe në shkollat 9-vjeçare, krijojnë mungesa të theksuara në mësimdhënie. Dëmtimi i themelit të arsimit 9-vjeçar dhe të shkollës së mesme, sjell një dëmtim për shumë breza që do të ketë ndikimin e vet në të ardhmen.
Por unë jam e bindur që edhe ‘taksa për të ardhmen’ që ne kemi menduar që të vendosim 1 për qind për kompanitë e mëdha, është një investim shumë i mirë, sepse ne taksojmë për arsimin për të lyer shkollat me gëlqere dhe për tenderë për Erion Veliajn. Taksojmë pensionistët dhe ndërkohë oligarkët i lëmë që të ecin lirshëm pa paguar asnjë taksë.
Kjo taksë do ti shërbejë edhe kompanive të mëdha, sepse duke i çuar drejtpërdrejt në investim do të krijojë mundësi për rritje profesionale të të rinjve dhe që të aftë. Të mos mungojnë laboratorët dhe ti bëjnë praktikat e punës.
Ne nuk do të shpikim rrotën, sepse e kanë shpikur të tjerë. Ne do të vëmë mekanizmin në punë që të lëvizë rrota, për të ecur përpara. Ne nuk mund të rrimë në vend, dhe prandaj njerëzit janë të etur për të dëgjuar, e sidomos kur dëgjojnë të rinjtë dhe të rejat.
Fuqia e LSI nuk ka qenë asnjëherë te pushteti. Fuqia e LSI ka qenë gjithmonë te të rinjtë dhe të rejat dhe ky është investimi ynë kryesor. Nëse ne nuk investohemi tek ju, nëse ne nuk përgatisim njerëz të rinj, të cilët duan të qëndrojnë në Shqipëri, të ndërtojnë të ardhmen e tyre, të ndërtojnë ëndrrat e tyre këtu, sigurisht që do të jetë e pamundur për tu rritur dhe zhvilluar si vend.
Dua ta falënderoj Floidën për punën e madhe që ka bërë me votuesit për herë të parë, për punën e madhe që është bërë me të rinjtë dhe të rejat, sidomos në Tiranë, por që ne duam ta shpërndajmë edhe jashtë saj.
U jam shumë mirënjohëse po ashtu Endritit, Kejdit, Silva Cakës, të gjithëve, të cilët e kanë nisur si gjimnazistë këtë gjë dhe ja ku janë sot, janë drejtues të partisë. Dhe përse jo, nesër mund të jeni ju ata që do ta drejtoni LSI-në, sepse LSI është parti e njerëzve, dhe partia që e mban fjalën e dhënë.

















