Boçi: Të rrëzohet çdo përjashtim dhe pezullim për bashkimin e PD-së

169
Sigal

Deputeti Luçiano Boçi ka folur në mbledhjen e Grupit Parlametar që po zhvillohet në selinë e PD-së.

Boçi është shprehur qartë se bashkimi i demorkatëve vjen vetëm me pranimin e vendimit të gjykatës dhe rrëzimin e vendimeve të gabuara për përjashtime dhe pezullime të deputetëve.

‘Aktet duhet të vazhdojnë me pranimin e vendimit të gjykatës dhe tërheqjen e ankimimeve që s’prodhojnë gjë’m ka thënë ndër të tjera Boçi.

Boçi: Dëgjova me vëmendje të gjithë kolegët. Bashkohem me shqetësimet e tyre dhe thirrjet për bashkim janë dëshira të sinqerta. Por bashkimi arrihet nëpërmjet akteve dhe proceseve. Po flasim këtu për dy procese bashkimi:

Atë të grupit.

Atë të bazës.

Unë dua të ndërtoj një qasje tjetër. Është një proces por njeri është shkaku tjetri është pasoja.

Kuvendi i 11 dhjetorit dhe 18, proceset e tjera janë pasoja. Pasoja të vendimeve të gabuara të lidershipit përfshirë ne si grup.

Që të arrijmë bashkimin duhet të shërojmë shkakun. Të bashkojmë grupin. Nëpërmjet zbatimit të rregullave të funksionimit e kryerjes së akteve politike.

Çdo vendim politik dhe i qëndrimit politik duhet të kalojë nëpërmjet konsultimit të kryesisë dhe të merret si vendim në grup. Edhe mbledhja e tij.

Aktet duhet të vazhdojnë me pranimin e vendimit të gjykatës dhe tërheqjen e ankimimeve që s’prodhojnë gjë.

Sikurse me pranimin e çdo anëtari grupi si të tillë duke rrëzuar çdo përjashtim e pezullim.

Procesi i bashkimit në bazë, e cila na vëzhgon dhe mban qëndrime sipas pozicioneve tona, nëse ne bashkohemi, natyrshëm na ndjek në këtë proces bashkimi.

Bashkimi i bazës nuk përfundon as në 30 as një javë më pas. Ai është i vazhdueshem.

Nëse vërtet bashkohemi do arrijmë të jemi forcë politike e besueshme dhe alternativë qeverisëse!