Blushi: Rilindja ka një piktor që s’vizaton dot njerëz, por vetëm xhinde

450
Ben Blushi gjeti një tjetër shembull për të përshkruar “Rilindjen”, si të keqen më të madhe të vendit. “Ka sjellë drogaxhinj, bastexhinj, delenxhinj… shumë xhinjë e xhinde, por nuk ka sjellë asnjë poet. E para Rilindje që s’ka poetë. Po, ka një piktor. Por një piktor që vizaton xhinde dhe s’ka vizatuar asnjëherë një njeri. Vizaton Mark Frrokun, por nuk vizaton dot Pandin”.

Kreu i LIBRA –s tha se te Rilindja janë bashkuar të gjithë të dështakët, të korruptuarit dhe të paaftët e PS, PD dhe LSI –së.
Sigal