Blushi: PD kopjoi partinë “Libra” për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë

472
Partia e Ben Blushit, Libra, pretendon se PD i ka vjedhur idenë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë përmes një përzgjedhje Online, ku qytetarët do të japin preferencat e tyre. Ben Blushi reagoi, duke thënë: ”Partia Demokratike publikoi dje kopjen më të fundit që ajo po i bën gjithmonë e më shpesh LIBRA-s. PD na ofroi si një mënyrë të sajën origjinale pikërisht atë proces që LIBRA, ka ofruar në 6 Janar tek anëtarët e saj”, thuhet në reagimin “Libra”-s. Libra ka qene e para që propozoi idenë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet me votim online dhe e para organizatë që deri më sot nuk ka marrë asnjë vendim që nuk është votuar nga anëtarësia e saj. Sipas Blushit, “Deputetët e LIBRA do të zgjidhen me votim të hapur publik në anëtarësi dhe kriteri i vetëm që do i skualifikojë është dënimi penal. Libra kërkon të çojë në parlament sa më shumë njerëz të zakonshëm dhe të lirë nga veset e partive të tjera që sot po përpiqen të tregojnë me kopje se kanë ndryshuar. Secili prej anëtarëve tanë mund të jetë deputet. Partia “LIBRA mendon se parlamentarët e sotëm nuk kanë asgjë më pak se të gjithë ata që shikojmë çdo të Enjte në TV, një parlament me muskuj dhunë dhe injorancë. Votimin online LIBRA deri tani e ka përdorur për përcaktimin e votës së dy deputetëve të saj për buxhetin, si dhe për emrin e forumit rinor. Aktualisht anëtarësia e LIBRA po jep po online ide për programin e partisë.”
Sigal