Rezoluta për Shqipërinë – Kukan: Zgjedhjet, test për zbatimin e dekriminalizimit

522
Eurodeputeti Eduard Kukan ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri janë një test për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Kukan: Unë dua të bëj një apel për politikanët shqiptarë, të bëjnë përpjekje për të adresuar rekomandimet e OSBE / ODIHR-it para zgjedhjeve të ardhshme. Zgjedhjet janë test i rëndësishëm për sistemin demokratik dhe kulturën e pjekur politike që funksionon. Shpresoj se zgjedhjet do të jenë një rast për partitë politike për të zbatuar “dekriminalizimin”.
Duke komentuar raportin për Shqipërinë, i cili pritet të votohet sot në PE, Kukan tha se konsensusi politik që çon në miratimin e reformës në drejtësi është një hap i rëndësishëm.

Kukan: Unë jam i kënaqur për progresin e Shqipërisë për integrimin në BE. Shpresoj se ky trend do të vazhdojë dhe do të jetë në gjendje të caktojë datën për fillimin e negociatave së shpejti. Konsensusi politik që çon në miratimin e reformës në drejtësi është një hap i rëndësishëm në këtë proces. Unë besoj se zbatimi i tij do të forcojë në mënyrë të konsiderueshme besimin e qytetarëve në gjyqësor dhe sundimin eligjit. Ne mbështesim këtë proces dhe misionin e vëzhgimit ndërkombëtar, i cili është duke e mbikëqyrë zbatimin.
Sigal