Edi Rama: Votimi elektronik, sajesë dhe alibi e PD

443
Votimi elektronik është sajesa e re e qeverisë së vjetër për t’i dalë përpara justifikimit për humbjen e radhës më 18 qershor. Nuk vlen të kujtohet sa shumë e kundërshtoi në kohën që ishte në qeveri, atë që sot e kërkon si çelës magjik, duke parë që nuk ka asnjë shans për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Cila është arsyeja e vetme që Shqipëria të kthejë qeverinë e vjetër në pushtet, qoftë nëpërmjet votimit elektronik, në kuti apo me frymën e Shenjtë? Ne kemi parë humbjet e njëpasnjëshme të opozitës. Ndaç me kuti, ndaç me votim elektronik, ndaç me Frymën e Shenjtë, humbjen e tyre ata do ta quajnë fitore të grabitur dhe fitoren tonë do ta mallkojnë përsëri si triumfi i parasë dhe krimit. A ka opozita sot një lidership të ri? Dhe nëse ka a është më i votueshëm e më i besuar, se ai që u nxor nga dera me 1 milion shuplaka? Po të thosha po, do çudisja edhe vetë kryetarin e ri të PD. Sepse PD ka një kryetar të ri, por jo një lider të ri, qoftë në frymë e përmbajtje. Por edhe nëse e kanë, nuk e kanë më të besueshëm. Të gjithë e dinë se vetë demokratët nuk kanë më shumë, por më pak arsye të besojnë tek lidershipi i tyre. Ata nuk kanë asnjë arsye për t’i besuar Shqipërinë më 18 qershor. Po e ka vallë opozita një program të ri, për të bindur se ija vlen të votohet? Programi i ri i PD-së është një fotokopje e dobët e të vjetrit. Është edhe më i gabuar, se ai i vitit 2009.
Sigal