Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi prezantoi sot në Tepelenë në strukturat e PS deputeten Ediola Braha. Ministria tha se Braha është larguar nga LSI për të ardhur së fundi në PS. Në fakt, prania e Brahas në strukturat e Rilindjes nuk është lajm. Prej gati dy vitesh, Braho është pjesë e Parlamentit pasi mori mandatin që la Vangjel Tavo kur opozita u largua nga Kuvendi.
Deputetja Braho në Kuvend nuk ka lënë asnjë ligj të PS dhe qeverisë pa votuar pro. Nuk ka mbajtur asnjë fjalim kundër qeverisë, por ka deklaruar aderimin e saj në PS-në prej kohës. Qëndrimi i opozitës për deputetët mbajtën mandatet ka qenë i qartë, nuk janë pjesë e partive opozitare, por shtojcë e qeverisë.
Ndaj dhe lajmi që Ediola Braho ka kaluar nga LSI në PS është blofi i radhës i PS. Sepse dikush që prej vitesh është pjesë e qeverisë, nuk mund të quhet si prurje nga opozita. Interesant është fakti se në vitin 2017, Ediola Braho renditej nga Edi Rama në listën e drejtorëve që kishin abuzuar dhe nuk meritonin të ishin pjesë e administratës publike. Mesa duket pas votës që i ka dhënë qeverisë në Kuvend, nuk është më zyrtare problematike.