’Block’ edhe Edi Ramës? Flet Mona Kryemadhi për arsyen

701
E ftuar në ‘Xing me Ermalin’ një nga emrat më me influencë në politikë, Monika Kryemadhi i është përgjigjur një sërë pyetjeve nga aspekte të ndryshme të jetës personale dhe asaj profesionale. Mes të tjerave, Monika zbuloi se i kishte bërë ‘Block’ në ‘Whatsapp’ bashkëshortit Ilir Meta, por gjithashtu edhe kryeministrit Edi Rama.
Ermal Mamaqi e verifikoi këtë në celularin e politikanes, por më pas realizoi edhe një video për Ramën ndërkohë që pyeste Monën: “Po sikur unë tani të pyes kryeministrin se çfarë gabimi mund të ketë bërë që ti t’i bëje ‘Block’, çfarë përgjigje do më jepte mendon?”
“Të reflektojë edhe ai pra si ti”, ka thënë Kryemadhi.
Sigal