Blerja e votave në Vorë/ Arrestohet komisioneri i PS dhe dy të tjerë

502
Pas skandalit të denoncuar nga Stop, filmuar në Vorë, ku komisioneri i PS blinte votat ka reaguar policia duke arrestuar komisionerin dhe dy bashkepunetoret. Policia njofton se ka arrestuar shtetasit:
– Luan Imeraj, 37 vjeç, banues në Tiranë
– Luan Nela, 36 vjeç, banues Tiranë
– Arben Marku , 43 vjeç, banues Tiranë
Sipas policise, këta shtetas janë arrestuar pasi, nga pamjet filmike të shfaqura në emisionin investigativ “Stop”, në televizionin Klan, ku pasqyrohen veprimet korruptive të shtetasit Arben Marku i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare, janë kryer hetimet kryera Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasi Luan Nela, përfiton shumën e parave në këmbim të votës.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Luan Nela ka pranuar të bëj regjistrimet audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga shtetasi Luan Imeraj i cili është edhe përkrahës i një subjekti politik”-njofton policia.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” , “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” të pashikuar nga Nenet 121, 328/a dhe 328/b të Kodit Penal.
Sigal