Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, në fjalën e tij gjatë asamblesë së PS në Fier, prezantoi platformën me shtatë shtyllat kryesore që socialistët do të parashtrojnë në Kongresin e PS-së që do të mbahet në 8 dhjetor. “Ne do t’i kthehemi familjeve socialiste që na kanë mbështetur në vite, grupimi i dytë që synojmë të punojmë janë faktorët e territorit, si p.sh një sipërmarrës , mësues që ka reputacion në komunitet. Gjithashtu do të kërkojmë që të rinjtë t’i bashkohen familjes tonë socialiste. Në 5 mijë organizata do të kërkojmë të kemi anëtarësime të reja, jo vetëm për fushatë, por për të përmirësuar qelizën bazë të PS-së.” – tha mes të tjerash ai. Sipas tij, duhet një organizim në vazhdim dhe duhet që të gjithë të jenë gati për të qenë në një zë. “Duhet të jenë gati të gjithë, specialistë të rrjeteve sociale, specialistë të komunikimit, specialistë të gjitha fushave”,- tha Klosi. “Kryeministri do të prezantojë vizionin Shqipëria 2030″, vijoi Klosi. Gjatë fjalës së tij Klosi “nuk mund të organizohemi vetëm në kohë fushate. Duhet të organizohemi një herë, dy herë në javë apo muaj, duhet të kemi takime të shpeshta për të ndarë problematikat dhe për të dëgjuar qytetarët. Nuk mund të organizohemi vetëm për zgjedhje, zgjedhjet vijnë shumë shpejt. Duhet të sigurohemi për fitoren e PS në vitin 2025 dhe për të gjitha fitoret e tjera, deri në fitoren e Edi Ramës në vitin 2030”, – tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi.


















