Blenard Nonaj: Politika ka detyrimin madhor t’u sigurojë vajzave dhe grave punësim të mirëpaguar

153
Sigal

Kandidat i LSI-së për qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit, Blenard Nonaj thotë se politika ka një detyrim madhor për tju siguruar vajzave dhe grave punësim të mirëpaguar dhe një të ardhme të qëndrueshme për familjet e tyre.

Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë më 25 Prill, sepse gratë dhe vajzat e Skraparit, Beratit dhe gjithë Shqipërisë meritojnë më shumë”, thekson Nonaj në postimin në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTE

Është një ditë optimiste dhe entuziaste, dita që nis duke u takuar me gratë dhe vajzat e Skraparit, motrat dhe nënat tona, shumë të dashura, të përkushtuara dhe të palodhura.

Kur je midis këtyre grave dhe vajzave të mrekullueshme, kupton se sa i rëndësishëm është detyrimi madhor që politika ka, për tju siguruar atyre punësim të mirëpaguar dhe një të ardhme të qëndrueshme për familjet e tyre.

Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë më 25 Prill, sepse gratë dhe vajzat e Skraparit, Beratit dhe gjithë Shqipërisë meritojnë më shumë.