Ministria e Arsimit merr vendimin, i gjithë arsimi parauniversitar me mësim online deri më 19 shkurt

282
Sigal

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, jep njoftimin e rëndësishëm për të gjitha shkollat në vend.

Ministrja Kushi deklaron se i gjithë arsimi parauniversitar do të kalojë në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021, për shkak të rënies së temperaturave dhe reshjeve të dendura të dëborës.

NJOFTIM
Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe rreshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.
Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, si dhe të gjitha zyrat arsimore dhe drejtoritë rajonale në vend, po punojmë intensivisht për të marrë të gjitha masat e nevojshme që të garantojmë mbarëvajtjen e këtij procesi.