Mesa duket Pandeli Majko ka lindur me këmishë , sepse e njëjta situatë siç po ndodh tani, ku Majko është në listën zëvëndësuese, pas lënies të lënies së mandatit nga një nga deputetët e PS ,Alqi Bllako për shkak të fillimit të hetimeve nga SPAK. Kjo do të thotë që Majko automatikisht merr mandatin e deputetit, pra Majko urtë e butë e tigani plotë.
Majko të njëjtat probleme ka pasur, e në të njëjtën pozitë ka qenë dhe gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Socialiste nga vitet 97′-2005 , sa herë kishte përplasje mes drejtuesve më të lartë të asaj kohe Nano- Meta, Majko ishte si zëvëndës për të marrë mandatin e kryeministrit, por që nuk qëndronte më shumë se 3 muaj, se kaq ishte afati që i linin apo 6 muaj maksimumi, pra nuk kishte shans që të mbushte 9 mujorin.
E njëjta situatë mesa duket përsëritet ndaj dhe jo pa të keq dhe njerëzit thonin: Paç fatin e Majkos! Kuvendi i ka dërguar shkresë KQZ, se Bllako dorëzoi mandatin e deputetit dhe duhet të plotësohet vakanca, duke zyrtarizuar kështu ardhjen e Majkos në Parlament.