“Bie” edhe Kamza, pasi thyen dyert, Rakip Suli futet në bashki

559
Sigal

Kryebashkiaku i ri i Kamzës Rakip Suli është futur në ambinetet e bashkisë Kamëz. Me lule në duar dhe me mbështetjen e militantëve të PS-së, Suli ka marrë drejtimin e bashkisë Kamëz.

Xhelal Mziu ka lënë zyrën e bashkiakut, zyrë të cilën e ka drejtuar për 12 vite rresht, ndërkohë qëkëshilltarët e PS-së më herët thyen dyert, për të hyrë në ambientet e bashkisë.

Zyra e bashkisë shihej se ishte boshatisur nga ish-kryebashkiaku Mziu dhe punonjësit, të cilët kanë marrë edhe karriget, në shenjë simbolike.

I pyetur për këtë fakt, Suli u shpreh se “më shijon më shumë një karrige e thjeshtë se ajo që ishte.” Më tej Suli u shpreh: Në 30 qershor në Kamëz ka fituar demokracia e qytetaria. Nuk e njoh Mziun si kryebashkiak por si qytetar, ai ka ndyrshuar veten dhe jo Kamzën! Ata që do të ecin me hapin e punës nuk do të largohen nga puna. Në këtë bashki ka munguar çdo lloj shërbimi qytetar.