Rrëzohet propozimi i Majkos. Zbardhen debatet në Kushtetuese të Gazmend Bardhit, Besnik Ymerit, Vladimir Kristos

501
Sigal

 

Gjykata
Kushtetuese rrëzon Majkon për heqjen e pezullimit të Vettingut

Replikat
në Kushtetuese të Gazmend Bardhit, Besnik Ymerit, Vladimir Kristos, Oerd
Bylykbashi, Pandeli Majkos, Gerd Hoxhës dhe Bashkim Dedjes

 

 

Rrëzimi djet nga
Gjykata Kushtetuese i kërkesës së deputetit socialist Pandeli Majko për heqjen
e pezullimit të Vettingut, është shoqëruar edhe me një përballje opinioni mbi
nevojën e reformës në drejtësi në tërësi dhe mënyrës si është realizuar ajo nga
shumica qeverisëse. Kjo pasi Vettingu në tërësi mban vulën e qeverisë dhe të dy
selive diplomatike kryesore në Tiranë që u investuan në imponimin e një ligji
të tillë. Më poshtë disa nga diskutimet e zhvilluara në seancën e sotme në
Gjykatën Kushtetuese ku spikat opinioni i Vladimir Kristos për nevojën e
pastrimit të sistemit politik.

Gazmend
Bardhi:
Ligji është antikushtetues, por ligji nuk mundëson
largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe qëndrojnë në sistem. Të
vetmit që rrezikojnë nga ky ligj janë gjyqtarët e prokuroret e ndershëm që nuk
i shërbejnë Kryeministrit. ILDKP është organ i pavarur, por zgjedhja e
kryetarit me shumicë të thjeshtë krijon problem. ILDKP mund të deformojë
vettingun të prishë apo të fshehë prova. Ndryshe nga përcaktimi kushtetues,
është DSIK, që bën kontrollin e figurës. DSIK është institucion në varësi të
Kryeministrit, Drejtuesi i DSIK, emërohet dhe shkarkohet nga Kryeministri.

Besnik
Ymeri
(anëtar i Kushtetueses): Jemi subjekt i ligjit, a
mendoni se jemi ne konflikt interesi?

Gazmend
Bardhi:
Ju jeni subjekt i ligjit, por nuk ka dispozitë që
ju mohon mundësinë e shqyrtimit të ligjit do të thotë se kushtetutbërësi e ka
marrë parasysh këtë. Ne kemi bërë amendamente, ne kemi dorëzuar në Kuvend, po
kuvendi ka sjellë këtu ata që i intereson. Edhe Venecia parashikonte që mund
t’i drejtohemi Kushtetueses.

Vladimir
Kristo
(anëtar i Kushtetueses): Neni 131 i Kushtetutës,
keni vendosur kufizimin e gjykatës për shqyrtimin e çështjeve nga Gjykata
Kushtetues. Pse një zhvillim i tillë negativ?

Gazmend
Bardhi:
Grupi i PD e ka kundërshtuar këtë në amendamentet
tona, Venecia pranoi që të ketë rol të ndërmjetëm. Sugjerimi ynë nuk është
marrë në konsideratë nga Kuvendi.

Oerd
Bylykbashi:
Kjo çështje ka marrë debat në komision.
Mbyllja e konsensusit në 22 korrik ishte moskapja e sistemit. Ne e kemi
kundërshtuar.

Vladimir
Kristo:
Ky qëndrim tregon ose mungesë besimi në gjykatë ose
t’i heqë të drejtën gjykatës për t’u shprehur. A legjitimoheni ju në këtë rast?
Kur pashë formulimin e kushtetueses rezulton që të gjitha ligjet të kenë
probleme. Na thoni që nuk legjitimoheni dhe hajde ta heqim gjykatën. Ky është
shqetësim real.

Gazmend
Bardhi:
Ne ndajmë të njëjtin shqetësim me ju. E kemi
shprehur këtë në opinionin tonë.

Vladimir
Kristo:
A ka probleme për ju, legjitimimi, për të ardhur
këtu?

Gazmend
Bardhi:
Ne legjitimohemi sepse çështjet e ngritur janë për
anmtikushtetushmëri. Sepse i referohemi nenit 17 të Kushtetutës.

Vladimir
Kristo:
Vettingu do bëhet dhe shumë mirë që do bëhet
problemi që më shqetëson për dy palët, a është kjo zgjidhje për reformim të
sistemit apo zgjidhje pragmatike? Këtu s’ka as afate. A zgjidhet përfundimisht.
A mos ka ardhur koha të reformohet tërësisht sistemi politik pasi është
tërësisht i deformuar?

Pandeli
Majko:
Në dijeninë time asnjëherë Gjykata Kushtetuese nuk
ka shqyrtuar ndryshimet kushtetuese. S’mund të trajtohet si aneks mallrash.

Bashkim
Dedja:
Leri jashtë këto komente.

Gerd
Hoxha
(UGSH): Na kanë etiketuar si antireformë, por ne
jemi pro kësaj reforme por kurrsesi nuk mund të nëpërkëmbin pushtetin gjyqësor
duke shkelur çdo standard. Ne nuk jemi palë me asnjë forcë politike.

Bashkim
Dedja:
Këto mos na i thoni këtu.

Gerd
Hoxha:
Është shkelur parimi i shtetit të së drejtës ai i
ndarjes së pushtetit, parimi i sigurisë juridike, ai i proporcionalitetit. Unë
nuk e kam menduar asnjëherë që pushteti gjyqësor do të katandisej në këtë
derexhe. Edhe ligji për statusin e gjyqtarit është antikushtetues.

Vladimir
Kristo:
Ju i keni mekanizmat ta pastroni vetë veten dhe jo
tua pastrojnë të tjerët. Nuk keni nxjerr asnjë rast jashtë sistemit. Në asnjë
vend nuk ndodh që Kushtetuta të kufizojë të drejtat e njeriut. Tek ne është ky
eksperiment. Vettingu do të bëhet dhe shumë mirë që do të bëhet. E shumta që
mund të bëjë gjykata është të ndryshojë diçka. Pyetja ime është se nëse heqim
ca të sëmurë dhe vijnë ca të pastër, a mos mbetet sërish mikrobi në sistem? A
mos ka ardhur koha të reformohet thellë sistemi politik në vend? Është i
deformuar dhe nuk kam besim se pa reformuar sistemin politik, reformat do jenë
afatgjata”.

Vladimir Kristo duke iu
drejtuar ambasadorëve në sale tha se “dy janë problemet që mund ta prishin
gjyqësorin: e para, korrupsioni dhe kërcënimi nga krimi i organizuar. Në SHBA u
vendos për juri me qytetarët. Koha provoi që ishte vendim i drejtës. A mos ka
ardhur koha që edhe ne të bëjmë kështu”?