Besnik Mustafaj: Do të jem në 2 mars për kauzën!

289
Sigal

Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj: Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që Rama nuk e ka pushtuar

Do jem në 2 mars për kauzën. Meta synon të ndërgjegjësojë shqiptarët

Ish- ministri i jashtëm i PD, Besnik Mustafaj tha dje se do të jetë në 2 mars i pranishëm në shesh për kauzën që ka ngritur Presidenti Ilir Meta pasi kjo shkon përtej personit të tij. Ai shprehet se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që Rama nuk e ka pushtuar ende ndërkohë shprehet se Meta me manifestimin që po thërret kërkon të ndërgjegjësojë shqiptarët se demokracia shqiptare është përballë një rreziku serioz që po i kanoset. Kushtetuta, sipas Mustafajt, nuk ja ndalon Presidentit t’i drejtohet popullit në momente delikate të demokracisë ndërkohë ai thekson se Meta ka thirrut manifestim dhe jo protestë, duke bërë dallimin midis të dyjave pasi manifestimi është formë më e butë se protesta. Por sa i përket dekretit që ka paralajmëruar Meta, Mustafaj nuk beson se Presidenti mund të nënshkruajë dekret në mes të sheshit pasi nënshkrimi i një dekreti ka një formë ceremoniale dhe sheshi nuk është vendi i përshtatshëm për këtë gjë. Besnik Mustafaj: Duke kuptuar në thelb kauzën, unë do shkoj në shesh pasi kërkon mbrojtjen e opinionit publik dhe shkon përtej Ilir Metës. Problemi pastaj është Gjykata kushtetuese e cila është i vetmi insitucion i papushtuar nga shumica qeverisëse dhe Rama, që po përdor metoda të dënueshme penalisht. Nëse Rama e pushton atëhere na çon në referencën që folëm më parë. Ju mund ta dini më mirë nëse do të ketë reagim apo jo nga populli, por populli në masën që do të reagojë do të tregojë se në ç’masë është i ndërgjegjshëm për rreziqet që i kanosen demokracisë. Unë besoj se Meta synon të ndërgjegjësojë shqiptarët që ka një rrezik serioz për demokracinë dhe nëse e bën në 2 mars do e konsolidojë rivalitetin e tij përballë Ramës. Në momente delikate për demokracinë Kushtetuta nuk ja ndalon Presidentit t’i drejtohet popullit por nëse i kalon caqet, tejkalonnjë kuadër atë për çfarë po mblidhet ky tubim atëhere pozicioni i tij si President lëkundet. Ka një shurdhëri totale të kryeministrit ndaj manifestimit popullor dhe Presidenti nuk do dalje në protestë por në manifestim dhe është një gradë më e butë se protesta. A do të ketë sy për të parë dhe vesh për të dëgjuar kryeministri, unë mund ta bëj një prognozë edhe për protestat e vitit të kaluar por kjo nuk është një gjë që njerëzit mos pohojnë problemin e tyre.Nuk ka asnjë rëndësi çfarë besoj unë, ne në këtë rast si vëzghues dhe opinionist analizojmë se çfarë deklaron nismëtari, dhe thotë se ka paralajmëruar një dekret, a është metaforë apo paralajmërim për një akt konkret atë nuk e di por unë kam prirjen që është një metaforë pasi ka një ceremonial për shkrimin e dekretit dhe nuk është vendi i përshtatshëm sheshi për të shkruar një dekret.

Rama në Rusi?

Për mua ishte një vizitë e dobët dhe konferencë shumë e dobët. Unë jam takuar disa herë me ministrin e jashtëm Lavrov, dhe asnjëherë nuk reflektohet një tension, duhet të ketë një arsye shumë të madhe, dhe them se ka pasur një bisedë të keqe që të çohej tensioni në konferencë. Rama tha që nuk jemi të detyruar por është me dëshirë në NATO dhe BE, por për një profesionist e sheh që ka pasur një tension. Rama tregoi që kishte shkuar krejt i papërgatitur, përmendja e traktatit të miqësisë në 2004 dhe atribuimi i këtij fakti nga Lulzim Basha që u bë në 2007 ministër i jashtëm, nuk mund të shkosh në Rusi dhe të mos dish që nuk ke pasur traktat miqësire me Rusinë. Ishte i papërgatitur për bisedime me Lavrov. Nga ana protokollare Rama u trajtua si ministër i jashtëm, jo si kryeministër. Duhet ta kishte një pritje kortezie nga kryeministri rus. Përmendja enciklopedi e OSBE-së, Lavrov ka një memorie shumë të madhe, por e di shumë mirë rëndësinë ndërkombëtare që ka OSBE dhe i jep aq rëndësi sa ka dhe vetë. Mua më la një shije të hidhur sjellja e Ramës.