Pas çdo deklarate të ndërkombëtarëve për arritjet e Shqipërisë dhe drejtësinë e re del një raport ndërkombëtar që skanon me prova dhe fakte realitetin në Shqipëri sa i takon sundimit të ligjit dhe korrupsionit.
Për të shtatin vit radhazi sipas studimit të publikuar nga World Justice Project, shteti i së drejtës ka rënë në nivel global teksa Shqipëria renditet ndër vendet me rënien më të madhe.
Shqipëria rënditet në vendin e 89 nga 142 vende të botës për 2024.
Ndërkohë vendi ynë performon dobët dhe tek treguesit e “Mungesës së Korrupsionit” duke u renditur në vendin e 107 mee 142 vendeve, çka tregon nivel alarmant korrupsioni.
Sundimi i ligjit në këtë vend është në mëshirë të kamikazëve të Ramës në sistemin e drejtësisë që komandat i marrin nga deklaratat e Ramës në Asamble dhe Kongrese të PS.
Për drejtësinë e re janë objektiv kushdo që paraqet rrezik elektoral për Edi Ramën dhe nese deri për vit të ri Edi Rama nuk është në SPAK për megaaferat e qeverisë së tij, SPAK të futet zyrtarisht në koalicion parazgjedhor me Rilindjen.
Koha është e rezistencës dhe e përballjes pa kompromis me të keqen që ka emër; Edi Rama!




















