Berisha tregon takimin e parë me Xhorxh Bushin, ja çfarë i bëri përshtypje

637
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka rrëfyer në një intervistë për Zërin e Amerikës, se si e ka njohur ai ish-presidentin e SHBA-ve  George H W Bush, i cili u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare një ditë më parë.

Gjatë intervistës, Berisha ka treguar se presidenti Bush ka parur një shpirt të madh dhe fisnik, dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për mbarë popullin shqiptar. Ndërsa ka rrëfyer edhe bisedën që ka bërë me presidentin Busha, në takimin e parë në dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Gjithashtu ish-kryeministri tregoi se çfarë ka mësuar prej një njeriu të madh si ish-presidenti Busha.

‘Për mua lajmi i ndarjes nga jeta të presidentit Bush ishte një lajm i hidhur. Presidenti Bush ka qenë politikani me të cilin unë kam patur marrëdhëniet më miqësore gjatë gjithë karrierës time politike, që nga dy muajt e parë të qenies time president deri para pak muajsh kam ruajtur një komunikim të vazhdueshëm me të, kam patur privilegjin e veçantë të gëzoj miqësinë e tij.

Takimi i parë me presidentin Bush, përshtypja më e madhe ishte thjeshtësia me të cilën më priti. Bush i përkiste fisnikërisë më të lartë i kohës, por nga ana tjetër ishte njeriu më tokësor që mund të takoje në SHBA. Ftesa në dhomën ovale ishte një moment historik për mua, por gjithçka u bë shumë e thjeshtë. Presidenti Bush foli për Kosovën, mori një atlas dhe u ulëm folëm për Kosovën.

Më pyeti çfarë mendon, unë i thashë që plani i Millosheviçit ishte spastrimi etnik, dhe ndarja e Kosovës, në atë kohë plani i tij ishte pak më i madh se këta Millosheviçët e rinj. Unë kam patur shumë takime pas kësaj pritjeje. Presidenti ishte mjaft i keqardhur kur mësoi atë se çfarë kishin hequr shqiptarët gjatë diktaturës.

Interesi dhe mbështetja e tij politike kishte një rendësi shumë të madhe. Presidenti Busha ka vendosur themelet e reja të marrëdhënieve mes dy vendeve, ka patur një marrëdhënie shumë intensive mes dy vendeve. U krijuan bazat e një bashkëpunimi shumë të mriz edhe në marrëdhëniet e sigurisë, nuk duhet të harrojmë se dronët e parë u vendosën në Gjadër. Para se të vinte në Vlorë presidenti erdhi në Tiranë, ai ka ardhur dy herë në Shqipëri.

Në të dy herët ka ardhur në mbështetje të demokracisë. Në vizitën e tij në Tiranë unë i kam akorduar medaljen e Lirisë, pastaj më ftoi në Teksas shkova në shtëpinë e tij, e ftova të vijë sërish, erdhi në Vlorë bashkë me familjen e tij.  Këtu dominon një mendësi fundamentaliste, të gjitha qëndrimet e sotme bëjnë gjithçka që të nxijnë të djeshmen, këtë e trashëgon sot edhe kjo mazhorancë me Edi Ramën. Nuk ndërtohet duke mohuar, duhet të flasësh me vepra.