Presidenti Meta takon presidentin e parlamentit estonez

427
Sigal

Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Estoni është takuar me Presidentin e Parlamentit të Estonisë, Henn Polluaas.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti Meta shprehet se i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që parlamenti estonez ka dhënë për integrimin e Shqipërisë.

“Pata kënaqësinë të takohem sot me Presidentin e Parlamentit të Estonisë, z. Henn Polluaas, një personalitet i shquar. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe domosdoshmërinë për ta forcuar atë. E falenderova për interesin e treguar për Shqipërinë dhe për qëndrimin e palëkundur në mbështetje të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Ndamë vlerësimin se dy popuj me histori dhe vlera të ngjashme, kanë një bazë solide për të patur marrëdhënie miqësore e të shkëlqyera”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.