VIDEO/ “Rama ik”, ja si e presin qytetarët Bashën në Elbasan

267
Sigal

Në ditën e Verës, kreu demokrat Lulzim Basha është pritur nga qytetarë të shumtë në Elbasan. “Rama ik” ishin thirrjet me të cilat kreu demokrat u prit në këtë qytet, ndërsa uronte qytetarët për ditën e Verës.

Basha ka ndaluar makinën për t’i përshëndetur dhe është larguar, për të zbritur më pas në qendër të qytetit të Elbasanit ku ka takuar me grusht një për një qytetarët që kishin dalë për ta pritur. Ai ka vendosur edhe një verore ndërsa një vajzë ia dhuruar një buqetë me lule.

Kreu i PD shoqërohej nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, Endri Hasa dhe figura të tjera politike të Partisë Demokratike.