Berisha thumbon kryeministrin: Përshëndes autorin e golit Edvin Rama

395
Protagonizmi që kërkon me ngulm kryeministri Edi Rama në aventurën e kuqezinjve në Euro 2016 u bë objekt talljesh edhe në Kuvend. Duke u drejtuar nga Ilir Meta, Berisha tha: Zoti kryetar! Unë dua t’i çoj një përshëndetje të përzemërt autorit të golit të ekipit kombëtar, Edvin Kristaq Ramës! Po, Harrojeni! Se nuk ka bërë golin ai goli është i tij! Pandeli edhe ti je dakort me mua! Jo vetëm goli, se I ranë mediat në qafë. I thanë na kopjove shqiponjën! Na kopjove modelin! Po ai jo vetëm autor I golit, por është autor o De Biazit, i Xhanit, ai e gjeti, ai e solli, ai mësoi, ai e trajnoi, ai e bëri Xhanin të jetë ky që është sot! Prandaj ta përshëndesim edhe njëherë njeriun e sukseseve imagjinare!” Ironia e Berishës pason ato qindra komente dhe statuse tallëse për kryeministrin që duket se ka lënë çdo punë këto ditë dhe merret vetëm me kombëtaren. Edhe sot gjatë pasdites, kryeministri ka organizuar disa aktivitete, në të cilat do të shoqërojë djemtë e kombëtares në ceremoni dhe festime.
Sigal